Sulmi kibernetik godet gjigantin e supermarketeve Ahold Delhaize, humbjet pritet të arrijnë në 281 milionë dollarë
Grupi holandezo-belg i supermarketeve Ahold Delhaize pret të humbasë deri në 250 milionë euro (281 milionë dollarë) të ardhura në tremujorin e katërt, për shkak të një sulmi kibernetik në tetor, i cili shkaktoi ndërprerje në operacionet e tij, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve Belga. Kompania, e cila zotëron zinxhirët e supermarketeve Albert Heijn dhe Delhaize, si dhe shitësin online Bol, vlerësoi se humbjet e të ardhurave do të jenë nga 200 milionë euro (224 milionë dollarë) deri në 250 milionë euro (281 milionë dollarë). Ahold Delhaize deklaroi se sulmi pritet gjithashtu të ulë fitimin e saj operativ bazë me 75 milionë deri në 100 milionë euro në tremujorin e katërt. Vlerësimet nuk përfshijnë shpenzimet shtesë që lidhen me reagimin ndaj sulmit kibernetik dhe...
Burimi:
syri.net