Sulmet ruse në Ukrainë lënë 850 mijë pa energji, Zelenskyy raporton sulm me dron në Komyshuvakha
Sulmet ruse gjatë natës kanë lënë më shumë se 850 mijë njerëz pa energji elektrike në Ukrainë, raportoi të dielën kompania ukrainase e energjisë DTEK. Sipas saj, forcat ruse nisën një sulm masiv ndaj sektorit energjetik. Objektivi ishin objekte kyçe në rajonin lindor të Dnipropetrovskut, njoftoi kompania. Më shumë se 600 mijë banorë të distrikteve Pavlohrad, Samar, Kamianske dhe Dnipro, si dhe në vetë qytetin e Dnipros, mbetën pa energji. Autoritetet bënë të ditur më pas se furnizimi po rikthehet gradualisht në rajon. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se ndërprerjet e energjisë janë të përhapura në të gjithë vendin. Ai përmendi rajonin e Kharkivkit në verilindje dhe rajonin e Zhytomyr në veriperëndim, ku tha se 140 ndërtesa banimi mbetën pa ngrohje pas një sulmi rus....
Burimi:
kohajone.com