Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës u rritën sërish të premten, pasi sulmet e rebelëve Houthi në Arabinë Saudite shtuan shqetësimet për ndërprerje të mëtejshme të furnizimeve nga Lindja e Mesme. Çmimi i naftës së papërpunuar të llojit “Brent” u rrit me rreth 1,30 dollarë duke tejkaluar 114 dollarë për fuçi. Nafta amerikane u rrit me rreth 1,37 dollarë duke tejkaluar në 100 dollarë për fuçi. Nafta “Brent”, e cila të enjten arriti nivelin më të lartë që nga 4 maji, pritet të mbyllet me rritje për të tretën javë radhazi, ndërkohë që edhe nafta amerikane është në kurbën e rritjes për të dytën javë radhazi. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se kompania “Saudi Aramco” urdhëroi evakuimin e selisë së saj në Dhahran, në Gjirin Persik pranë Bahreinit,...