Sulmet kribernetike ndaj supermarkeve, BE planifikon sanksione kundër Iranit

Sulmet kribernetike ndaj supermarkeve, BE planifikon sanksione kundër Iranit

Bashkimi Evropian po planifikon sanksione të reja kundër Iranit pas një sërë sulmesh kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes së supermarketeve.  Sulmet e fundit kibernetike kanë treguar se vendet evropiane nuk janë përtej mundësisë së Teheranit, tha të hënën kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, pas një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel. Sanksione të mëtejshme po përgatiten tani. Kallas theksoi se masat ndëshkuese do të plotësonin sanksionet ekzistuese që lidhen me programin bërthamor të Iranit, shkeljet serioze të të drejtave të njeriut dhe kufizimet e lirisë së lundrimit. Në incidente, sulmuesit ngritën nga distanca temperaturën në frigoriferët dhe ngrirësit e supermarketeve, duke shkaktuar prishjen e mallrave. Disa vende evropiane u prekën nga sulmet kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes dhe ngrirjes në supermarkete dhe biznese ushqimore...