Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se përpjekja e Rusisë për sulm me dron në aeroportin e Lajpcigut muajin e kaluar “kishte të gjitha shenjat dalluese të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti”, ndërsa përgatitet të drejtojë bisedimet mbi reagimin politik të bllokut europian. Kallas do të jetë udhëheqësja e bisedimeve të sotme midis ministrave të jashtëm të BE-së në Wicklow të Irlandës, duke u përqendruar në “çfarë mund të bëjmë më shumë” pasi Gjermania fajësoi zyrtarisht Rusinë për incidentin. Ajo tha se incidenti duhet të shërbejë si një thirrje për ato vende që kanë zvarritur sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë. “Nëse duam t’i japim fund kësaj lufte, të gjithë duhet të përqendrojmë përpjekjet tona, ta çojmë atë në një nivel të...