Sulmet e protestuesve ndaj bankave, Gent Sejko: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

Sulmet e protestuesve ndaj bankave, Gent Sejko: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim me drejtuesit e sistemit bankar, është shprehur se, pavarësisht tensionit dhe presionit të ditëve të fundit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. “Sistemi bankar është një shtyllë kurrizore e ekonomisë shqiptare dhe duhet të vazhdojë aktivitetin normalisht, pa u cenuar. Pavarësisht tensionit dhe presionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Sistemi bankar është në funksion të bizneseve dhe qytetarëve. Cenimi i tij krijon problematika që lidhen me veprimtarinë e të gjithë atyre që jetojnë në Republikën e Shqipërisë. Ju falënderoj dhe garantoj kryeministrin, qytetarët dhe bizneset se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë operimin, ashtu siç ka bërë deri më tani. Do të donim të koordinonim sa më mirë punën, në mënyrë që aktivitetet të...