Sulme kibernetike ndaj frigorifereve dhe ngrirësve të ushqimeve në Europë!

Sulme kibernetike ndaj frigorifereve dhe ngrirësve të ushqimeve në Europë!

Një valë sulmesh të pazakonta kibernetike ndaj supermarketeve në shtatë vende evropiane ka ngritur alarmin për sigurinë e infrastrukturës që përdoret çdo ditë nga miliona qytetarë. Këtë herë, objektiv i sulmuesve nuk kanë qenë bankat, institucionet shtetërore apo sistemet ushtarake, por frigoriferët dhe ngrirësit në supermarketet evropiane. Sulmues të paidentifikuar kanë arritur të ndërhyjnë nga distanca në sistemet e kontrollit të temperaturës, duke i rritur ato deri në 50 gradë Celsius. Si pasojë, sasi të mëdha ushqimesh janë prishur dhe janë bërë të papërdorshme, ndërsa kompanitë tregtare kanë pësuar dëme të konsiderueshme ekonomike. Ajo që e bën edhe më shqetësues këtë rast është fakti se ende nuk dihet kush qëndron pas sulmeve dhe cili është qëllimi i tyre. Asnjë grup hakerësh nuk ka marrë përgjegjësinë...