Sulm rekord ndaj gjigantit të kriptomonedhave Binance, dyshohet se pas tij qëndron grupi famëkeq i hakerave të Koresë së Veriut

Sulm rekord ndaj gjigantit të kriptomonedhave Binance, dyshohet se pas tij qëndron grupi famëkeq i hakerave të Koresë së Veriut

Binance, platforma më e madhe në botë për tregtimin e kriptovalutave, është goditur nga një sulm masiv kibernetik, ku janë prekur asete dixhitale në vlerë prej 6.3 miliardë dollarësh. Ngjarja po konsiderohet si vjedhja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në historinë e kriptovalutave. Kompania bëri të ditur se rreth gjysma e aseteve të prekura janë ngrirë, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se vazhdon të jetë në duart e hakerave. Binance ka deklaruar se do të mbulojë të gjitha humbjet dhe se po bashkëpunon me autoritetet për identifikimin e përgjegjësve. Sipas hetimeve fillestare, sulmi mund të ketë nisur nga komprometimi i kompjuterit portativ të një inxhinieri të kompanisë. Përmes tij, sulmuesit dyshohet se kanë fituar qasje në një prej sistemeve të brendshme dhe kanë kryer tërheqje...