Sulm me thikë në Londër, plagosen katër persona

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër persona

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me thikë në Bromley High Street, në Londër. Ngjarja është raportuar rreth orës 14:19, kur në zonë u dërguan policia, ekipet e emergjencës, ambulancat dhe Ambulanca Ajrore e Londrës. Të plagosurit janë marrë nën kujdesin e shërbimeve mjekësore, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë në vendngjarje pas raportimit për sulmin. Si pasojë e incidentit, Bromley High Street është mbyllur për qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet, ndërsa vijojnë veprimet e policisë në zonë. Një dëshmitare, e cila menaxhon një lokal lojërash fati pranë vendit të ngjarjes, ka treguar se kishte parë një sherr që shpërtheu në rrugë. Sipas saj, situata krijoi panik, ndaj ajo mbylli përkohësisht tre klientë brenda ambienteve të biznesit, derisa gjendja të qetësohej.