Sulm masiv kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna përfundojnë në ‘Darknet’!

Sulm masiv kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna përfundojnë në ‘Darknet’!

Një sulm i rëndë kibernetik ka goditur administratën e Berlinit, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve për Parlamentin e kryeqytetit gjerman. Rreth 1.4 milionë të dhëna të vjedhura janë publikuar në Darknet, pasi autoritetet refuzuan të paguanin shpërblimin e kërkuar nga hakerët. Pas sulmit qëndron grupi kriminal kibernetik Rhysida, i cili depërtoi në sistemet e administratave të Ndërtimit dhe Transportit. Hakerët kërkuan 30 Bitcoin, me vlerë rreth dy milionë euro, duke kërcënuar se në të kundërt do të publikonin materialet. “Berlini nuk do të lejojë të shantazhohet”, deklaroi kryebashkiaku Kai Wegner. Pas refuzimit të pagesës, në Darknet u publikuan dosje personeli, shkresa zyrtare, fletëpagesa dhe kopje dokumentesh identiteti. Mes informacioneve që mund të jenë komprometuar ka edhe të dhëna për centrale energjetike dhe ngrohjeje, depo karburanti,...