Sulm kibernetik në Zvicër: rreth 20 aplikacione të administratës së Basel-Landschaft jashtë funksionit, serverët po riinstalohen
Rreth 20 aplikacione të përdorura nga administrata e kantonit Basel-Landschaft në Zvicër kanë mbetur jashtë funksionit pas një sulmi kibernetik ndaj infrastrukturës së teknologjisë së informacionit, njoftoi Kancelaria Kantonale. Sipas saj, sulmet ndaj sistemeve informatike të administratës kanë vijuar që nga e diela. Të mërkurën në mbrëmje autoritetet raportuan përparim në analizimin e incidentit dhe në zgjidhjen e problemeve teknike. Lajmin e transmetoi agjencia zvicerane e lajmeve Swissinfo, e cila e publikoi të mërkurën. Aplikacionet e prekura funksionojnë në gjashtë serverë, të cilët aktualisht po riinstalohen me qëllim rikthimin e shërbimeve, bëri të ditur Kancelaria Kantonale. Si masë mbrojtëse, zyrtarët vendosën të shkëputnin disa serverë nga interneti për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sulmit dhe për të mbrojtur infrastrukturën dixhitale. Kjo solli ndërprerjen e...
Burimi:
kohajone.com