No Image Available

SULM KIBERNETIK NDAJ PARLAMENTIT ITALIAN, SHËNJESTROHET EDHE EMAIL-I I MELONIT

Sistemet informatike të Dhomës së Deputetëve në Itali janë goditur nga një sulm kibernetik masiv, i cili kishte në shënjestër adresat elektronike të disa ligjvënësve, përfshirë llogarinë parlamentare të kryeministres Giorgia Meloni. Burime nga parlamenti italian konfirmuan se sulmi preku sistemin e institucionit gjatë ditëve të fundit, por teknikët arritën ta mbanin situatën nën kontroll. Ende nuk është përcaktuar nëse autorët kanë arritur të hyjnë në llogarinë e Melonit ose të sigurojnë të dhëna. Zyra e kryeministres sqaroi se adresa e shënjestruar i përket mandatit të saj si deputete dhe nuk përdoret për komunikimet qeveritare. Dhoma e Deputetëve deklaroi se nuk bëhet fjalë për një emergjencë dhe se janë aktivizuar masat mbrojtëse në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Italiane për Sigurinë Kibernetike. Masat mund të përfshijnë...