Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, në rrezik të dhënat personale dhe sistemet e pagave

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, në rrezik të dhënat personale dhe sistemet e pagave

foto ilustruese-komisioni europian BRUKSEL- Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian. Si pasojë e sulmit janë shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dixhitale dhe duke ngritur dyshime për komprometimin e një sasie të konsiderueshme të dhënash personale. Sipas raportimeve të “Politico”, sulmi që ka zgjatur më shumë se 10 ditë ,mund të ketë vënë në rrezik një numër të madh të dhënash personale. Bëhet fjalë për një sërë problemesh në sistemet e brendshme, përfshirë platformat që përdoren nga punonjësit për pagat, lejet dhe rimbursimet mjekësore. Problemet kanë prekur platformën Sysper, e cila menaxhon burimet njerëzore, pagat, aplikimet për leje dhe fletët e orarit, si dhe sistemin **MyPMO**, që përdoret për rimbursimet mjekësore. Megjithëse të dyja sistemet u rikthyen në funksion në fillim të...