Sully Prudhomme, poeti i mendimit dhe i ndjenjës
Sully Prudhomme, emri me të cilin u bë i njohur René François Armand Prudhomme, ishte një nga figurat më të rëndësishme të poezisë franceze të shekullit XIX. I lindur më 16 mars 1839 në Paris, ai u shqua për një poezi që ndërthurte ndjeshmërinë lirike me reflektimin filozofik dhe shqetësimet e thella mbi dashurinë, vetminë, ekzistencën dhe natyrën njerëzore. Në vitin 1901, ai u bë shkrimtari i parë që mori Çmimin Nobel në Letërsi, transmeton KultPlus. Fëmijëria e Prudhomme nuk ishte e lehtë. Babai i tij vdiq kur ai ishte ende i vogël, ndërsa familja u përball me vështirësi ekonomike. Ai studioi në Paris dhe fillimisht u orientua drejt një karriere në drejtësi. Megjithatë, interesimi i tij i madh për letërsinë dhe filozofinë e largoi...
Burimi:
kultplus.com