“Suksesi nuk matet vetëm me miliarda euro”- Buxheti 2027, Demo: Rritje pagash me 27% për 8 mijë punonjës të Policisë së Shtetit!
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka prezantuar disa nga prioritetet e projektbuxhetit për vitin 2027, duke theksuar rritjen e mbështetjes financiare për familjet shqiptare dhe investimet në sigurinë publike. Një nga masat kryesore të parashikuara është rritja mesatare me 27% e pagave për 8.174 punonjës të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë. Gjatë fjalës së tij, Demo u shpreh se projektbuxheti i vitit 2027, i pari që kalon vlerën 10 miliardë euro, synon që rritja ekonomike të reflektohet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. “Suksesi i ekonomisë nuk matet vetëm me miliardat në euro, por me atë që ndryshon në jetën e çdo familjeje”, deklaroi ministri. Sa i përket mbështetjes sociale, Demo bëri të ditur se parashikohet dyfishimi i bonusit...
Burimi:
javanews.al