Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt

Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt

Suedia përballet me një “kërcënim të lartë” të lidhur me luftën hibride ruse, e cila synon dobësimin e mbështetjes për Ukrainën. Paralajmërimi është bërë nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake të Suedisë (MUST), Thomas Nilsson. Në një deklaratë për transmetuesin publik suedez SVT, Nilsson tha se Rusia po zhvillon një luftë hibride të avancuar ndaj vendeve të NATO-s, përfshirë Suedinë, me synim krijimin e pasigurisë, përçarjen e aleatëve dhe dobësimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën. “Ata duan të na bëjnë të pasigurt, duan të na ndajnë dhe duan që ne të ndalojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha Nilsson. Deklaratat e tij erdhën pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Suedisë u mblodh të mërkurën për të diskutuar rastin e një droni të...