Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Katër persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos pas një stuhie të fortë e cila shkaktoi dëme të shumta në Antalia, në jug të Turqisë. Tornadoja goditi një kantier ndërtimi, ku punëtorët jetonin në dy kontejnerë transporti. Erërat e forta shkatërruan strukturat ku ishin pesë punëtorët brenda. Dy nga punëtorët vdiqën menjëherë, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë nga plagët e marra në spitalin ku u dërguan. Punëtori i pestë u plagos, jeta e tij nuk është në rrezik. Agjencia Meteorologjike Turke kishte lëshuar një paralajmërim të verdhë për reshje të rrëmbyeshme shiu në Antalia. Guvernatori i Antalias vizitoi zonën dhe u tha gazetarëve se tornado shkaktoi edhe rrëzimin e një vinçi në një kantier ndërtimi. Sahin e përshkroi incidentin si një fenomen natyror...