Stuhia e fuqishme ‘paralizon’ verilindjen e SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York e New Jersey

Stuhia e fuqishme ‘paralizon’ verilindjen e SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York e New Jersey

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar përmbytje në zonat bregdetare, ndërprerje të energjisë elektrike, probleme me fluturimet dhe anulimin e disa aktiviteteve sportive e kulturore. Stuhia, e njohur si “nor’easter”, ka sjellë reshje të dendura, erëra të forta dhe rrezik për përmbytje në zona që përfshijnë New York City dhe Boston. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në New York dhe New Jersey, ndërsa moti i keq është shtrirë nga Virginia deri në Maine. Në Brooklyn, një person humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar nga erërat e forta, raportoi CBS News. Stuhia ka lënë pa energji elektrike më shumë se 100 mijë familje, kryesisht në verilindje të vendit. Ndërkohë, transporti ajror është prekur ndjeshëm....