Stuhia Austen godet Britaninë, mijëra banesa pa energji elektrike, një tjetër stuhi pritet të përkeqësojë situatën
Mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike në jugperëndim të Anglisë pasi stuhia Austen goditi rajonin, ndërsa veriu i vendit po përgatitet për një stuhi të dytë. Erërat e forta dhe reshjet e dendura e të shpeshta pritet të godasin pjesët veriore të Mbretërisë së Bashkuar, me rafale ere që mund të tejkalojnë shpejtësinë prej 128 km/h. Një paralajmërim meteorologjik i nivelit portokalli, i dyti më i rëndë i Zyrës Meteorologjike (Met Office), është në fuqi në të gjithë Skocinë, në veri të Anglisë deri në Carlisle dhe në verilindje të Irlandës së Veriut, nga ora 21:00 (20:00 GMT) e së shtunës deri në të njëjtën orë të së dielës. Stuhia Boelo, stuhia e dytë e emërtuar e sezonit, do të sjellë rrezik për jetën...
Burimi:
syri.net