Studenti i Mjekësisë përgënjeshtron Ramën
Kryeministri Edi Rama ka ekspozuar këtë të premte fytyrat, moshën dhe inicialet e protestuesve të dhunshme gjatë këtyre ditëve të protestës. Në kohë reale, përballë Kryeministrisë, një student i Mjekësisë që po proteston, doli para mediave dhe përgënjeshtroi Ramën, pasi kryeministri i publikoi foton. Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri ka treguar notat me 10, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si kryeministri po i trajton të rinjtë që marrin pjesë në protestat antiqeveritare. Studenti i ka cilësuar deklaratat e Ramës si përpjekje për të diskredituar protestuesit, ndërsa ka kujtuar se kryeministri më herët i ka etiketuar të rinjtë edhe si “neokomunistë”. Sulejmeri ka bërë të ditur gjithashtu se të martën e kaluar është shoqëruar në polici, ku ka qëndruar për shtatë orë e gjysmë. I pyetur...
Burimi:
kohajone.com