Studentët po protestonin para Ministrisë së Arsimit, policia e Ramës nis shoqërimet me dhunë

Studentët po protestonin para Ministrisë së Arsimit, policia e Ramës nis shoqërimet me dhunë

Momente tensioni janë regjistruar para Ministrisë së Arsimit, ku policia e Edi Ramës ka ndërhyrë me forcë ndaj studentëve që po protestonin në kuadër të ditës së 22-të të revoltës kundër qeverisë. Efektivët kanë nisur shoqërimet e protestuesve, duke përdorur dhunë ndaj të rinjve që ndodheshin para institucionit. Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të bëjnë thirrje për bashkim në protestë, përgjigjja e qeverisë ndaj revoltës së tyre mbetet ndërhyrja policore dhe shoqërimi me forcë i protestuesve.