Studentët përzënë deputetët e PD-së: Rama n’burg, Berisha burg”
Protesta e sotme në Tiranë nisi me marshimin e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët u mblodhën fillimisht para selisë së partisë dhe më pas u drejtuan drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes para godinës së qeverisë, protestuesit dogjën ulëset e vendosura nga kryeministri Edi Rama në kuadër të thirrjeve për dialog. Pranë zjarrit, një i moshuar u pa duke kërcyer, ndërsa situata tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Ndërkohë, për të njëjtën ditë, të rinjtë kishin paralajmëruar një protestë të veçantë para Ministrisë së Arsimit, e planifikuar për orën 14:00. Pas qëndrimit për rreth një orë para Kryeministrisë, protestuesit e Partisë Demokratike nisën marshimin drejt ministrisë. Kur mbërritën në hyrje të Rrugës së Durrësit, deputetët dhe mbështetësit e PD-së u përballëSn me thirrjet e të...
Burimi:
ntv.al