Studentët lënë pas Ministrinë e Arsimit, protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, marshim drejt Zogut të Zi

Studentët lënë pas Ministrinë e Arsimit, protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, marshim drejt Zogut të Zi

foto nga marshimi i studenteve TIRANË- Protesta kombëtare e studentëve ka marrë një tjetër drejtim këtë të shtunë. Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit protestuesit janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit duke nisur marshimin drejt zons së Zogut të Zi. Gjatë marshimit studentët kan vijuar me thirrjet kundër qeverisë duke ritheksuar se nuk pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Ata këmbëngulin se protesta nuk do të ndalet pa plotësimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Pavarësisht kushteve atmosferike, protestuesit kanë vijuar marshimin, ndërsa tubimi është zhvendosur nga sheshi para Ministrisë së Arsimit drejt një tjetër zone të kryeqytetit./ZËRI