Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon të rinjtë protestues: Dhunues urbanë, përndjekësish online dhe mish-mash kategorish
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si dhunë dhe agresivitet mund të pranohet si normalitet në shoqëri. Në një kohë kur të rinjtë i kërkojnë dorëheqjen, Rama zgjedh ti sulmojë, duke i quajtur ata një grup dhunuesish dhe përndjekësish online. Ai u shpreh se nuk dëshiron t’i rikthehet përbërjes së kësaj turme, të cilën e përshkroi si një “mish-mash kategorish”, ndërsa përsëriti sërish ndërhyrjet e huaja, apo edhe financimin kriminal. “E kam pyetur veten këto ditë, a është e mundur të pranohet si normalitet agresioni i një turme që në emër të studenteve dhe rinisë kërkon të na imponohet të gjithëve jo vetëm duke thyer xhamat e ministrisë, por duke thyer çdo...
Burimi:
gijotina.com