Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog
Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të ulen në tryezën e dialogut, ndërsa protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 16-të, pa shenja tërheqjeje nga kërkesa për largimin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar sërish pamje të ulëseve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për bisedime me studentët dhe të rinjtë që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë. Megjithatë, thirrjet e kryeministrit nuk kanë sjellë deri më tani një ndryshim të qëndrimit të protestuesve, të cilët kanë refuzuar formatin e dialogut të propozuar nga qeveria. Protesta, e nisur me shqetësimet për arsimin dhe kushtet e studentëve, është zgjeruar duke marrë një karakter politik, me kërkesën për dorëheqjen e Ramës në qendër të saj. Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të...
Burimi:
gijotina.com