Studentët hyjnë në Fakultetin e Ekonomisë, thirrje të rinjëve: Bojkotoni mësimin, bashkohuni me ne
Studentët protestues këtë të mërkurë kanë ndryshuar strategjinë në ditën e 16-të të revoltës, pasi janë futur në ambientet universitare, duke u bërë thirrje edhe studentëve të tjerë që t’i bashkohen kauzës së tyre. Me thirrjen “Bashkohuni me ne!”, protestuesit kanë hyrë në Fakultetin e Ekonomisë, ku u kanë bërë apel studentëve të lënë auditorët dhe t’i bashkohen protestës. Lëvizja vjen në kuadër të marshimit nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera. Në shumicën e klasave ata nuk kanë gjetur studentë, ndërsa aty ku kanë takuar i kanë marrë me vete në marshimin e tyre. “Studentët janë të lirë edhe kur zgjedhin të bojkotojnë dhe kur zgjedhin të bëjnë mësim. Kam parë që vijnë studentë për mësim dhe normalisht do të bëhet...
Burimi:
kohajone.com