Studentët e lidhur përtokë/ Si i justifikoi policia e Ramës metodat e regjimeve represive
Pamjet çnjerëzore të studentëve/ Asnjë përgjegjësi për keqtrajtimin nga policiaPamjet skandaloze që u publikuan të enjten në mbrëmje, ku disa të rinj protestues shfaqeshin të lidhur kafshërisht dhe të shtrirë në dysheme, ndërsa rreth tyre qëndronin disa punonjës policie, u kaluan me një justifikim të rëndomtë nga Policia e Shtetit. Asnjë përgjegjësi dhe asnjë ndëshkim për punonjësit e policisë që kishin pasur idenë t’i shtrinin përtokë të rinjtë, në skena që të kujtojnë metodat e regjimeve më të egra në botë, ku të arrestuarit poshtërohen dhe përdhosen në mënyrat më çnjerëzore. Pamjet dëshmojnë një trajtim poshtërues, ku personat e neutralizuar mbahen të shtrirë në dysheme, në kushte që vështirë se mund të pajtohen me standardet më elementare të respektimit të dinjitetit njerëzor. Pavarësisht veprimeve për...
Burimi:
sot.com.al