Studentët djegin karrigen te Kryeministria, mesazh Ramës: Hajde për dialog tani

Studentët djegin karrigen te Kryeministria, mesazh Ramës: Hajde për dialog tani

Pas një dite të qetë, tensionet e para kanë shpërthyer përpara Kryeministrisë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Në drejtim të godinës u hodh një kapsollë, ndërsa më pas situata u përshkallëzua me hedhjen e molotovëve. Në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjes së kryeministrit Edi Rama për dialog, protestuesit i vunë flakën një karrigeje, duke e kthyer veprimin në një gjest simbolik kundër kësaj kërkese.