Strehimi social, Rama: Shteti do të paguajë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kriteret
Qeveria ka kaluar për shqyrtim në Parlament projektligjin për strehimin social të përballueshëm, i cili parashikon edhe mbështetje financiare për studentët për pagesën e qirasë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se nisma synon të adresojë problematikën e strehimit dhe rritjen e çmimeve, duke krijuar një qasje të re për përballimin e kostove nga qytetarët. “Do të paguajmë edhe 50% të qirasë për ata studentë që plotësojnë kriteret e vendosura”, u shpreh Rama. Sipas kryeministrit, mbështetja për studentët është parashikuar në kuadër të programit të qeverisë, ndërsa projektligji synon të krijojë mekanizma të rinj për ta bërë strehimin më të përballueshëm. Përfitimi nga subvencionimi i qirasë do të jetë i kushtëzuar nga plotësimi i kritereve të përcaktuara, të cilat do...
Burimi:
kohajone.com