Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

Adnand Kosova, është prokurori i rradhës që është kthyer në detyrë nga Gjykata e Strasburgut, pas një vendimi të padrejtë që mori ndaj tij Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Kosova ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej dhjetorit të 2004. Tashmë me këtë vendim, Adnand Kosova, duhet të kthehet në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. GJEDNJ shqyrtoi çështjen e Adnand Kosovës kundër Shqipërisë: Në fokus pasuria dhe procesi i vettingut Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë vendimin për çështjen Adnand Kosova kundër Shqipërisë, e cila lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të prokurorit dhe procedurat e ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA). Çështja, me numër 7192/21, ishte depozituar...