“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Gjykata e Posaçme refuzoi 22 kërkesa paraprake të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës së të martës së dosjes “Sterilizimi”. Çështja lidhet me procedurën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në sistemin shëndetësor. Mes kërkesave të refuzuara ishte edhe ajo për pushim të çështjes dhe pavlefshmëri të disa prej akteve të dosjes, përfshi kërkesën për gjykim dhe akt-ekspertime. Ndërkohë gjykata nuk u shpreh për një kërkesë të mëhershme të Beqajt për dërgim të çështjes për kontroll në Kushtetuese, për të cilën do të shprehet në seancat e ardhshme. Seanca e radhës u shty për më 2 dhjetor, për t’i dhënë kohë mbrojtjes të njihet me vendimin e ndërmjetëm dhe për të vlerësuar nëse kanë kërkesa të tjera.
Burimi:
gijotina.com