“Statusi është fals”/ Tabaku fshin postimin në emër të Ramës, përplaset me MIA-n: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura (REPLIKAT)
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka reaguar pas një postimi të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke deklaruar se një status që ajo kishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe që i atribuohej kryeministrit Edi Rama ishte i falsifikuar. Në postimin e saj, Tabaku i referohej një statusi të publikuar në emër të Ramës, sipas të cilit kryeministri pretendohej se kishte reaguar ndaj kërkesës së Parlamentit Europian për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Në statusin që MIA e cilëson të falsifikuar, Ramës i atribuohej deklarata se qeveria nuk do ta shfuqizonte ligjin, pasi “populli shqiptar ka zgjedhur rrugën e referendumit”. Në të njëjtin postim pretendohej se Rama kishte shkruar se qeveria do të respektonte “vullnetin e sovranit” dhe se nëse në shtator...
Burimi:
javanews.al