“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës
Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar pas një postimi të ripublikuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i cili i atribuohej Kryeministrit Edi Rama. MIA e ka cilësuar tekstin si të falsifikuar dhe ka mohuar që ai të jetë publikuar nga kreu i qeverisë. Në reagimin e saj, MIA thekson se statusi i shpërndarë nga Tabaku nuk është publikuar nga Edi Rama dhe se përmbajtja e tij nuk është e vërtetë. “Znj. Jorida Tabaku ka ripostuar një status të falsifikuar (fake), i cili i atribuohet në mënyrë të rreme Kryeministrit Edi Rama. Bëjmë me dije se ky tekst nuk është publikuar nga Kryeministri dhe nuk përmban asgjë të vërtetë. Do të ishte e udhës që znj. Tabaku ta tërhiqte ripostimin dhe t’u kërkonte...
Burimi:
javanews.al