Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!
Disfata e parë e Gjermanisë së Jürgen Klopp në Augsburg ka ardhur përballë një rivali, i cili kurrë më parë nuk kishte fituar në tokën gjermane. Për këtë motiv ditën e sotme në qendër të kritikave ka përfunduar Jürgen Klopp, i cili është munduar që të ruajë qetësinë dhe të kërkojë më shumë kohë për t’i dhënë formën e dëshiruar ekipit të tij. Si asnjë komisar teknik i Gjermanisë më parë, 59-vjeçari ka nisur aventurën e tij me një barazim dhe një humbje. “Nuk dua të mendoj shumë për ndeshjet e luajtura pasi kemi dhe dy të tilla që na presin në ditët në vazhdim. Për startin e dobët nuk mund të them asgjë më shumë. Preferoj një start të dobët, por një fund pozitiv”,...
Burimi:
javanews.al