‘Standard të dyfishtë me faktet’/ Këlliçi: Top Channel tha se refuzova intervistën, ja komunikimi me gazetarin

‘Standard të dyfishtë me faktet’/ Këlliçi: Top Channel tha se refuzova intervistën, ja komunikimi me gazetarin

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas dokumentarit të transmetuar nga Inside Story për Erion Veliajn, duke akuzuar Top Channel për publikimin e një informacioni që ai e cilëson të pavërtetë. Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thotë se në emision është pretenduar se ai nuk i është përgjigjur kërkesës së gazetarit për një intervistë, ndërsa sipas tij, komunikimi mes tyre dëshmon të kundërtën. Këlliçi ka bërë publik edhe komunikimin me gazetarin, duke thënë se i ka dhënë shpjegimet me shkrim dhe është ofruar të vinte në dispozicion dokumente për çështjen. “Ky është mashtrim. Pikë”, shkruan ai, duke e cilësuar si kontradiktë faktin që dokumentari flet për “standarde të dyfishta” të opozitës, ndërsa sipas tij vetë materiali televiziv ka përdorur standard...