STAMBOLLI TRONDITET NGA HETIMI PËR KORRUPSION, 62 TË NDALUAR DHE 42 TENDERA NËN HETIM
Një operacion i gjerë kundër korrupsionit ka goditur Bashkinë Bakırköy në Stamboll, duke përfshirë drejtues të lartë vendorë, anëtarë të këshillit bashkiak dhe përfaqësues kompanish private. Hetimi, i nisur nga Prokuroria e Bakırköy, ka marrë përmasa të reja. Numri i personave për të cilët janë lëshuar urdhërndalime është rritur nga 68 në 76, ndërsa 62 persona janë ndaluar, mes tyre pesë nënkryetarë bashkie dhe dy këshilltarë bashkiakë. 42 TENDERA NËN LUPËN E DREJTËSISË Në qendër të hetimeve janë 42 procedura prokurimi publik të zhvilluara gjatë viteve 2024–2026. Prokuroria dyshon për manipulime të tenderave dhe shkaktim të dëmit financiar ndaj fondeve publike. Por dosja nuk kufizohet vetëm te prokurimet. Hetuesit po shqyrtojnë edhe denoncime sipas të cilave pronarëve të bizneseve u janë kërkuar pagesa të paligjshme...
Burimi:
ntv.al