Stadiumi jehoi me thirrje kundër Ramës, Bardhi: Në Shqipëri, diasporë, sheshe e shkolla ka vetëm një thirrje, shporru!
Fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë solli jo vetëm entuziazëm dhe gëzim te tifozët, por u përcollën edhe mesazhe politike, duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës. Një nga parullat ishte “arrestoni Ramën”, ndërsa stadiumi jehonte me këngën që çdo ditë qytetarët i këndojnë kryeministrit në protestë: Rama jepe dorëheqjen. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan: “Në Shqipëri, në Diasporë, në stadiume, në sheshe, në shkolla dhe kudo, ka vetëm një thirrje: RAMA SHPORRU!”
Burimi:
syri.net