Spotify largon 50 milionë këngë të krijuara nga inteligjenca artificiale nga rekomandimet

Spotify largon 50 milionë këngë të krijuara nga inteligjenca artificiale nga rekomandimet

Platforma muzikore Spotify ka hequr 50 milionë këngë të krijuara nga inteligjenca artificiale nga rekomandimet për përdoruesit gjatë këtij viti, në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar përhapjen e përmbajtjeve të padëshiruara dhe të muzikës së prodhuar në masë me AI. Shifra u bë e ditur në një publikim në blogun zyrtar të kompanisë, ku Spotify prezantoi masat e ndërmarra për të luftuar atë që e cilëson si përmbajtje të pavlerë të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, si dhe mesazhet e padëshiruara që kanë shtuar ngarkesën në platformën e transmetimit muzikor. Sipas kompanisë, 50 milionë këngët nuk janë fshirë nga Spotify, por janë përjashtuar nga rekomandimet algoritmike dhe përzgjedhjet editoriale. Ato mbeten të disponueshme për përdoruesit që dëshirojnë t’i kërkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo masë...