Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm
Partizani zyrtarizon afrimin e David Fadairo. Sulmuesi ka firmosur një marrëveshje, të vlefshme për një vit e gjysmë. “FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me David Fadairo. Sulmuesi 25-vjeçar i bashkohet të kuqve pas aventurës gjatë këtij sezoni me Teutën, skuadër me të cilën u aktivizua 20 ndeshje në kampionat dhe Kupë. Fadairo ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi nga nigeria pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurencë në repartin ofensiv”- shkruan klubi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
Burimi:
gijotina.com