ZYRTARE/ Mario Mitaj do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm

ZYRTARE/ Mario Mitaj do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm

Mario Mitaj do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm. Ka qenë eksperti i merkatos Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se Mario Mitaj sezonin e ardhshëm do të luajë me bluzën e Xhonavas. Bëhet me dije se akordi mes klubit xhenovez dhe ai i Al Itihad raportohet të jetë rreth 5 milionë euro. Pas eksperiencave me AEK-un dhe Lokomotivën e Moskës, tashmë është radha e Xhenoas. Mbrojtësi i majtë largohet nga Al Itihad me kujtimin e 58 paraqitjeve. Gjatë kësaj kohe fitoi edhe titullin kampion. Pengesë e madhe në sezoni ne kaluar ishte numri i lojtarëve të huaj që lejohen në kampionatin arab. Mitaj e shikonte veten shpesh herë jashtë planeve për këtë arsye.