ZYRTARE/ Liverpool njofton largimin e Mohamed Salah në fund të sezonit
Mohamed Salah do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Klubi ka konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin egjiptian për ndërprerjen e bashkëpunimit, pavarësisht kontratës që ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027. 33-vjeçari largohet si një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit, me 255 gola dhe tetë trofe të fituar. Mes tyre përfshihen dy tituj në Premier League dhe Champions League në vitin 2019. Situata e tij u komplikua pas një interviste, kur mbeti në stol në barazimin 3-3 ndaj Leeds në dhjetor. Ai nuk u aktivizua në tre ndeshje radhazi nga trajneri Arne Slot dhe deklaroi se ndihej i përjashtuar nga skuadra. Salah mungoi edhe në ndeshjen e Champions League ndaj Interit, të fituar 1-0 nga Liverpool. Pas Kupës...
Burimi:
sot.com.al