ZYRTARE/ Klubi brazilian emëron pasuesin e Ançelotit, prezantohet trajneri argjentinas

ZYRTARE/ Klubi brazilian emëron pasuesin e Ançelotit, prezantohet trajneri argjentinas

Davide Ançeloti u shkarkua nga klubi brazilian pas gati 6 muajsh në stol. Mesa duket Botafogo nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë pasuesin e tij . Bëhet fjalë për argjentinasin Martin Anselmi që mbylli sezonin 2024/25 te Porto “Martin Anselmi është trajneri i ri i Botafogos. Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me O Glorioso. Mirë se vini, Profesor”, shkruhej në deklaratën e klubit të Rio de Zhaniero.