ZYRTARE/ Firmos Neymar, vendoset e ardhmja e sulmuesit
Neymar ka rinovuar kontratën me Santos për edhe një vit tjetër. Vendimi vjen pas kontributit të tij në shpëtimin e ekipit nga rënia një kategori më poshtë. Sulmuesi 33-vjeçar realizoi 11 gola dhe dha 4 asistime në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar. Megjithatë, problemet e vazhdueshme fizike gjatë vitit 2025 e kanë mbajtur larg fushave për shumë ndeshje. Pavarësisht kësaj, Neymar ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën aktive. Objektivi kryesor mbetet pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026. Për këtë, ai duhet të rikthejë formën dhe të bindë trajnerin Carlo Ancelotti për një grumbullim në kombëtaren braziliane.
Burimi:
sot.com.al