Zyrtare/ Elbasani përforcon sulmin, firmos me lojtarin që ka luajtur në Bullgari dhe në Rusi
Elbasani ka zyrtarizuar sot lojtarin e tij më të ri. Bëhet fjalë për Malik Odeyinka-n. Sulmuesi nigerian do të veshë fanellën verdheblu, pas disa përvojave në disa kampionate europiane. Lojtari 19-vjeçar së fundmi ishte pjesë e ligës armene, ku ka luajtur për Alashkertin dhe për Vanin. Ndërkaq, më herët ka mbajtur veshur fanellën e Botev Plovdivit në Bullgari dhe atë të Arsenal Tulës në ligën e dytë të Rusisë. Transferimi i tij në radhët e Elbasanit është njoftuar nga vetë klubi shqiptar përmes faqes zyrtare në “Facebook”. “Malik Odeyinka nënshkruan zyrtarisht me ekipin verdheblu. Odeyinka vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në elitën e futbollit armen me Alashkert FC dhe FC Van. 19 vjeçari sulmues nga Nigeria numëron paraqitje me Botev Plovdiv...
Burimi:
sportekspres.com