ZYRTARE/ Chelsea me njoftim për sulmuesin, del okazion në merkato
Klubi i Chelsea-t ka konfirmuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Raheem Sterling përmes një marrëveshjeje të dyanshme. 31-vjeçari largohet nga Stamford Bridge pas tri sezonesh e gjysmë, duke i dhënë fund një periudhe që nisi në verën e vitit 2022 pas transferimit nga Manchester City. Sipas njoftimit të klubit, lojtari është tashmë i lirë të bashkohet me një skuadër të re si agjent i lirë. Raportohet se Chelsea ka kursyer një shumë të konsiderueshme financiare nga kjo marrëveshje, duke shmangur pagesat e mbetura të kontratës prej 300,000 paundësh në javë. Sterling nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare gjatë këtij sezoni, pasi ishte lënë jashtë planeve të ekipit të parë. Gjatë qëndrimit të tij në Londër, ai regjistroi gjithsej 81 paraqitje dhe shënoi 19 gola...
Burimi:
sot.com.al