Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Zola për garën e titullit: Interi është më i forti, por unë “votoj” ende Napolin
30 Dhjetor 2025 13:36 Alfred Lleshi Dy javë para përfundimit të fazës së parë dhe me një garë të hapur në çdo zonë të renditjes, Gianfranco Zola, ish-sulmues dhe sot nënkryetar i “Lega Pro”, foli për Serie A në “Gazzetta dello Sport”. Duke nisur nga Napoli, ai tha: “Titulli dhe Superkupa përfaqësojnë simbole të një madhështie reale si Napoli. Kjo është e pamohueshme dhe e shkruar në 15 vitet e fundit, gjatë të cilave Aurelio De Laurentiis ka investuar fuqishëm dhe në mënyrë të duhur”. Për vitin 2026, Zola shprehet kështu: “Skuadra më e fortë, edhe pse me pak diferencë, për mua është Interi. Sidoqoftë jam romantik dhe them Napoli për atë që ka përfaqësuar në jetën time. Interi ka lojtarë me vlerë shumë të...