Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Zhgënjim komplet… Arsenal-Liverpool, një ndeshje shumë e mërzitshme, mungon goli dhe spektakli
8 Janar 2026 23:01 Telesport Pritej të ishte supersfida e javës së 21-të në Premier League, por Arsenal dhe Liverpool në përballjen e tyre në “Emirates” na dhuruan një ndeshje tejet zhgënjyese. Jo vetëm për shkak të rezultatit pa gola, por për shkak të gjithë lojës, që ishte shumë e vakët dhe aspak siç ndodh zakonisht kur përballen këto dy ekipe. Pas këtij barazimi zhgënjyes, Arsenal vazhdon të mbetet në krye me 49 pikë, 6 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë. Liverpool merr barazimin e tretë rresht dhe renditet në vendin e 4-të me 35 pikë.