Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e nis me rekord negativ në stolin kuqezi

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e nis me rekord negativ në stolin kuqezi

Kuqezinjtë kanë zhgënjyer sërish, duke marrë humbjen e dytë rresht nën drejtimin e Rolando Maran, i cili ende nuk e ka ndier shijen e fitores me kombëtaren shqiptare. Pas humbjes me Izraelin tre ditë më parë, Shqipëria është mposhtur edhe në miqësoren e dytë përballë Luksemburgut me rezultatin 0-1. Pavarësisht ndryshimeve të bëra nga Maran në këtë sfidë, kuqezinjtë sërish nuk kanë mundur të shënojnë, parvarësisht se kanë krijuar disa raste. Sinani kaloi në avantazh miqtë në minutën e 8-të të pjesës së parë dhe deri në fund të sfidës rezultati mbetet i pandryshuar.