Zgjidhja/ Emiratet e Bashkuara Arabe ose Iraku zëvendësojnë Iranin në Kupën e Botës
Për shkak të tensioneve politike në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, FIFA thuhet se po përgatit një plan B në rast se Irani nuk mund të marrë pjesë në fazë finale të Botërorit 2026. Irani është kualifikuar tashmë për Kupën e Botës 2026. Sipas shortit të dhjetorit të kaluar, ai është vendosur në Grupin G së bashku me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re. Nëse Irani tërhiqet ose nuk është në gjendje të marrë pjesë për shkak të kufizimeve të hyrjes të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, FIFA do të nominojë një ekip zëvendësues. Sipas rregullave, zëvendësuesi është zakonisht skuadra e dytë në fazën eliminatore përkatëse kualifikuese ose skuadra me renditjen më të lartë nga e njëjta konfederatë që nuk është kualifikuar ende....
Burimi:
sportiim.al