Zelimkhan Abakarov medalje argjendi në Europianin e mundjes, humbet në finalen e peshës 61kg
26 Prill 2026 17:25 Telesport Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov, fitoi sot medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Mundjes për të rritur, turne që përfundon sot në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë. Në finalen e peshës 61kg, stili i lirë, ai u mund 4-0 nga rusi Zavur Uguev, duke mos marrë dot të artën e shumëpritur për të dhe mundjen shqiptare. Në një duel në përgjithësi të ekuilibruar, rivali rus arriti të bëjë diferencën në momentet kyce. Gjithsesi, medalja e argjendtë e Abakarov është një tjetër rezultat i shkëlqyer i tij dhe i mundjes shqiptare, që në këtë turne mori dy medalje të argjendta. Edhe Islam Dudaev, në peshën 65kg (stili i lirë), mori medalje të argjendtë. Në këtë Europian, mundësi Zelimkhan Abakarov mundi...
Burimi:
telesport.al